Bëhen homazhe në nderim të zëvendësministrit Arian Daci

Prishtinë | 27 Jan 2019 | 10:43 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Janë bërë homazhe në nderim të zëvendësministrit Arian Daci

Pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, janë bërë homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në mesin e shumë familjarëve e miqve të familjes Daci, homazhe kanë bërë edhe krerë të institucioneve shtetërore dhe përfaqësues të partive politike,

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë homazhe në nderim të zëvendësministrit Arian Daci.

Homazhe ka bërë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministria dhe anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, zëvendësministra dhe bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe pranë arkivolit në hollin e Kuvendit të Kosovës, pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci.

Pas homazheve kryeministri Haradinaj është nënshkruar në librin e zisë. “Arian i dalluar për vlera njerëzore. Do të na mungosh!”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

Homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe të tjera.

Ariani, i biri i akademik Nexhat Daci, ndërroi jetë dje në moshën 40 vjecare në mënyrë aksidentale në Brezovicë, të cilin e ka zënë një ortek.

Përndryshe, Daci ka qenë farmacist me profesion.

Homazhe në nderim të zëvendësministrit Arian Daci

?DREJTPËRDREJT – Homazhe në nderim të zëvendësministrit Arian Daci

Posted by EkonomiaOnline on Sunday, January 27, 2019

Të ngjashme