Bëhen homazhe tek varri i gjeneral Shaban Shalës

Prishtinë | 05 Jan 2017 | 08:00 | Nga

Sot bëhen pesë vjet që kur ndërroi jetë gjeneral Shaban Shala, ish-epror i UÇK-së dhe TMK-së.

Për nder të veprimtarisë së tij, bëhen homazhe tek varri i tij, duke filluar nga ora 12:00 te Varrezat e Dëshmorëve në Velani.

Shaban Shala, njihet si veprimtar i hershëm i lëvizjes për çlirim dhe kontribuues i jashtëzakonshëm në luftën e UÇK-së.

Ai gjithashtu ishte edhe i angazhuar në ristrukturimin dhe sistemimin e gjithë ushtarëve të UÇK-së dhe të TMK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme