Ferizaj bën përgatitje për pritjen e Bidenit

Ferizaj | 15 Gus 2016 | 22:13 | Nga

Në hyrje të kampit Bondsteel ,në Sojevë të Ferzajt, po bëhen përgatitje për pritjen e zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili nesër pritet të arrijë në Kosovë.

Me këtë rast pritet edhe të bëhet shpalosja e pllakës përkujtimore e djalit të Joe Biden,  Joseph . “Beua”” Biden III në shenjë të miqësisë kosovaro-amerikane. Për këtë rast në këtë hapësirë është rregulluar edhe ambienti rreth pllakës përkujtimore nga kompania “Kopshti i Artë”

“Miqësia  shqiptaro-amerikane si dhe ndihma e pakursyer e shtetit amerikanë dhënë Kosovës është më e vogla që ne po bëj si shenjë falënderimi” tha pronari i kompanisë “Kopshti i Artë” Faton Haxhisalihu, i cili gjat rregullimit po kujdesej për çdo detaj të këtij memoriali.

Në Kosovë, Biden do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e emërimit të një rruge me emrin e djalit të tij, Beau Biden, që ka vdekur vitin e kaluar, në moshën 46 vjeçare nga kanceri në tru.

Beau Biden në vitin 2001 ka shërbyer si këshilltar i brendshëm juridik në Kosovën e pasluftës, transmeton FerizajPress.

14037917_1104129036300675_553781742_o

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme