Bëhet thirrje të bllokohet Facebook-u i britanikut që bën fushatë kundër Kosovës dhe UÇK-së

Prishtinë | 10 Mar 2019 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Gazetari britanik, Graham Philiips, me raportimet e tij është duke e dëmtuar imazhin e Kosovës.

Ai po bën fushatë kundër shtetit të Kosovës dhe luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për të ndalur këtë është duke bërë thirrje Taulant Binxhia, nga Rinia Kosovare Evropiane, që thotë se duhet të bëhet raportimi i llogarisë së tij në Facebook, që ajo më pas të bllokohet.

“Shoke e shoqe ky personi në foto është duke bërë propagandë kundër Kosovës dhe paguhet nga shërbimi informativ ruse. Mënyra për me ndalu këtë gjë është të raportojmë në Facebook që ky person mos të ketë të drejtë të postoj më gjëra të tilla. Mënyra qysh mi bo raport është e ilustruar me foto. Linku i faqe se gazetarit të vetshpallur është në koment. Shpërndaje! P.s këtij personi ju ka blloku Twiteri për arsye të njëjta”, ka shkruar Binxhia në rrjetin social Facebook.

Të ngjashme