Bëhet zbulimi i copës së Kullave Binjake në Pejë

Prishtinë | 11 Sht 2022 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Nën moton “Kujtim e Miqësi” po mbahet ceremonia e zbulimit të memorialit të 11 shtatorit në qytetin e Pejës, me rastin e 21-vjetorit të sulmit mbi Kullat Binjake.

Në këtë ngjarje morën pjesë figura të njohura nga ky qytet, mysafirë të ftuar si: Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, e përfaqësues të ambasadës amerikane në Kosovë.

Ardhja e kësaj cope të hekurt në Kosovë u bë e mundur nga klubi “Rotarian Peja” dhe është e vetmja e këtij lloji në Evropën Juglindore.

Të ngjashme