Behgjet Pacolli tregon se kush e nxiti që të ndërtonte shtëpi në Shqipëri pas tërmetit

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosoëvs, Behgjet Pacolli ka treguar se kush e ka nxitur që të ndërtojë shtëpi në Shqipëri pas tërmetit të para një viti.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka thënë se ajo që e ka nxitur të jetë pjesë e këtij projekti është vajza e tij, Hana.

“Jam i lumtur që dhe unë u bëra pjesë e këtij solidariteti së bashku me familjen time, me nxitjen e veçantë të bijës sime Hana. Sot ndihma ime është pjesë e një projekti urbanizues në zonën e Thumanës, nga më të goditurat prej tragjedisë. Së bashku do të bëjmë shtëpi më të forta për ata që një vit më parë mbetën në qiell të hapur”, ka shkruar Pacolli.

Ky është postimi i plotë:

Një vit më parë, Shqipëria u godit nga një tërmet i tmerrshëm që mori shumë jetë njerëzish.

Është ky momenti të përkujtojmë plot mëshirë te vdekurit dhe të ngushëllojmë sërish familjet e tyre.

Por një vit më parë, kombi ynë njohu një valë të fuqishme solidariteti nga të gjithë anët, ku Kosova bëri pjesën e vet. Në të gjitha format. Vëllezërit e motrat u bënë bashkë dhe kufiri u zhduk mes nesh.

Jam i lumtur që dhe unë u bëra pjesë e këtij solidariteti së bashku me familjen time, me nxitjen e veçantë të bijës sime Hana.

Sot ndihma ime është pjesë e një projekti urbanizues në zonën e Thumanës, nga më të goditurat prej tragjedisë.

Së bashku do të bëjmë shtëpi më të forta për ata që një vit më parë mbetën në qiell të hapur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme