Behramaj: VV-ja po i sulmon institucionet e pavarura për t’u shfajësuar para ‘besimtarëve’ të tyre

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, thotë se VV-ja po tenton të manipulojë ‘dështimin e sigurt në arritjen e rezultatit zgjedhor duke sulmuar institucionet e pavarura’.

Postimi i tij:

Vetëvendosje po tenton ta mbulojë dështimin e sigurt në arritjen e rezultatit zgjedhor që e kanë proklamuar që një vit, duke sulmuar institucionet e pavarura. Me përpjekje dëshpëruese për ta gjetur fajtorin publik, brutalisht po e sulmojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u shfajësuar para “besimtarëve” të tyre.

Më lehtë është t’u tregojnë që i kanë mashtruar, sepse nuk e kanë për herë të parë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme