Bejtush Gashi telegram ngushëllimi familjes Dashi

Prishtinë | 04 Maj 2018 | 16:09 | Nga

Ministria e Punëve të Brendshme i ka dërgur një telegram ngushëllimi familjes Dashi, për humbjen e jetës së policit Malsor Dashi.

Telegrami i plotë:

“E nderuar Familje Dashi,

Ministria e Punëve të Brendshme në krye me ministrin Bejtush Gashi, me pikëllim të thellë pranoi lajmin për fatkeqësinë dhe ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Malsor Dashi, i cili më 28.04.2018 në rrugën magjistrale Hani i Elezit-Kaçanik, përderisa ishte në krye të detyrës zyrtare së bashku me kolegun e tij ishin përfshirë në një aksident trafiku.

Malsor Dashi ka shërbyer me dinjitet dhe krenari, duke dhënë një kontribut të veçantë në Policinë e Kosovës, në interes të vendit dhe qytetarëve të Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme do ta përkujtojë çdo herë si një punonjës të dalluar me ambicie të larta për t’i shërbyer vendit në interes të sigurisë dhe rendit publik.

E nderuar Familje Dashi,

Ministria e Punëve të Brendshme, ministri Bejtush Gashi, ju shprehë ngushëllimet më të sinqerta.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në telegram.

Të ngjashme