Bekë Berisha: Fizikisht e moralisht pranë qytetarëve të Deçanit, shteti nuk duhet të heshtë

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Bekë Berisha nga AAK-ja, tha se shteti duhet të veprojë menjëherë në lidhje me helmimin e mbi 1 mijë personave në Deçan.

Postimi i plotë:

Sot fizikisht e moralisht jemi pranë qytetarëve të Deçanit, të cilët janë helmuar siç dyshohet nga uji i pijës.

Shteti nuk duhet te heshtë, dhe duhet te jetë i përgatitur te veprojë në moment.

Përgëzoj mjekët, qytetarët e secilin për humanitetin e treguar si dhe angazhimin e pashoq te Kumunës së Deçanit e cila është duke vepruar maksimalisht me te gjitha kapacitetet teknike e humane.

Lutemi për shërim te shpejtë të gjithë atyre qe po kerkojnë ndihmë nga kjo fatkeqësi e madhe dhe te kthehen sa me shpejtë shendosh në familjet e tyre.

Të ngjashme