Bekë Berisha prezanton presidentin ideal për Kosovën

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka folur për çështjen e presidentit, pasi Hashim Thaçi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja.

Berisha në seancën plenare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës thotë se president i vendit duhet të bëhet dikush që kur kalon nga varrezat civile, i kujton anëtarët e tij të familjes që e dhanë jetën për liri.

Ai madje tha se president duhet të jetë ai që e pranon mendimin ndryshe të secili intelektual.

“Unë nuk besoj në karma, nuk jam budist, jam shqiptar, e besoj në zot. Kosovës i duhet dikush që kur ndërron koha i dhem trupi prej plagëve, Kosovës i duhet një president që kur kalon nga varrezat civile mënon për anëtarët e vetë të familjes që për këtë liri tani ata i ka në vorr, dikush i cili të këqyr në dritë të syve e të thotë po ose jo. Dikush që pranon mendimin ndryshe të secilit intelelektual e pranon, dikush që i nënshtrohet drejtësisë”, tha Berisha.

Aktualisht në Kuvendin e Kosovës po mbahet Interpelanca e kryeministrit Hoti për shfuqizimin e Task-Forcës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme