Bekim Çollaku publikon një foto nga shëtitjet me Thaçin

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Bekim Çollaku ish-shefi i stafit të ish-presidentit Hashim Thaçi e ka kujtuar këtë të fundit me një fotografi ku shihen së bashku.

Çollaku ka publikuar një fotografi me Thaçin me mbishkrimin “Në malet e sharrit 2020”, kohë kjo kur Thaçi shëtiste i lirë nëpër malet e Kosovës.

Ish-drejtori i Drejtorisë Politike të UÇK’së, Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë nën akuzat për krime lufte së bashku me ish-anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme