Bekim Jashari: Çdo herë krenar me sukseset e Ushtrisë së Kosovës

Prishtinë | 05 Mar 2021 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka marrë pjesë sot në paradën e Ushtrisë së Kosovës me rastin e 23-vjetorit të Epopesë së lavdishme të UÇK-së.

Jashari ka thënë se është krenar dhe i lumtur me punën dhe sukseset e ushtrisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Nga parada e Ushtrisë së Kosovës, në kazermen ‘Adem Jashari’, në shënim të 23 vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Çdo herë krenar dhe jashtëzakonisht i lumtur me punën dhe sukseset që për çdo ditë po shënon ushtria jonë. Lavdi heronjve e dëshmorëve të Lirisë”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, në kazermën “Adem Jashari”, ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës sot parakaluan në prani të krerëve të shtetit dhe përfaqësuesit të familjes Jashari, Bekim Jashari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme