Bekim Jashari ia dhuron Halil Kastratit shtatoren e Adem Jasharit

Prishtinë | 14 Nën 2020 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka pritur zot në zyrë kreun e shoqatës humanitare “Jetimët e Ballkanit, Halil Kastratin, të cilit ia ka bërë dhuratë një shtatore të heroit Adem Jashari, shkruan Express.

Kastrati ka thënë se për të është një nder i veçantë për të që të pranojë një dhuratë të tillë, derisa thotë se Kosova është e bekuar që ka familjen Jashari.

Reagimi i plotë:

Faleminderit shumë!

Në këto momente të vështira për vendin, pranova dhuratë nga kryetari i Skenderajt z. Bekim Jashari, këtë shtatore të Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Pos nderit të jashtëzakonshëm, prania e Bacit na riktheu shpresën dhe dinjitetin mbi themelet e të cilave është i ndërtuar shteti ynë.

Familja Jashari është sakrifica hyjnore që na siguron se Kosovën e ka bekuar Zoti, dhe e tillë do të mbetet për gjeneratat që vijnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme