Bekim Jashari, si kryetar komune bën homazhe te varrezat e familjarëve

Prekaz | 22 Jan 2018 | 11:47 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bashkë me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë bënë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryetari Jashari përkujtoi sakrificën e familjes duke shtuar se do ta përcjellin amanetin e tyre.

Migjen Shala, nënkryetari i OVLUÇK-së, tha se vepra dhe heroizmin i familjes Jashari është shembull për të gjithë.

Më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, forcat serbe kishin sulmuar familjen Jashari me armë të llojeve të ndryshme.

Sulmi i tretë ndaj familjes Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas luftimeve që kishin zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes, përfshirë edhe komandantin, Adem Jasharin.

Image may contain: 12 people, people standing and outdoor

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing, sky and outdoor

Të ngjashme