Bekim Jashari: Të jemi bashkuar dhe të ecim përpara siç deshën të rënët për liri

Prekaz | 06 Mar 2020 | 09:05 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci kanë bërë homazhe në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz, në 22-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast Jashari ka kërkuar që i gjithë spektri politik të jetë i bashkuar në mënyrë që të jetësohet amaneti i të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Në këto momente ne sapo bëmë nderime të dy komunat bashkërisht dhe tashmë që dy vite të pandarë duke i nderuar me respektin më të lartë dëshmorët e vendit tonë dhe duke u zotuar që ne të jemi të fortë dhe të bashkuar dhe që të ecim përpara në rrugën e drejt dhe të pastër të vendit tonë ashtu siç deshën ata”.

Unitet dhe përafrim të qëndrimeve të spektrit politik ka kërkuar edhe kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Sipas tij, vendi nuk guxon që të përfaqësohet në arenën ndërkombëtare me katër qëndrime të ndryshme.

“Ne tashmë e kemi bërë traditë që Epopenë e Jasharajve ta kremtojmë bashkë, ne edhe dje edhe sot kemi qenë bashkë. Ne si dy komuna punojmë qe ta jetësojmë amanetin e dëshmorëve dhe amanetin e komandant it legjendar Adem Jashari dhe të familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të tjerë”.

“Ne bëjmë apel te të gjithë politikanët të jenë unik në vendimet që po i pret Kosova sepse me 4 qëndrime ne jemi pak me shku si Kosovë dhe qe ta unifikojmë dhe ta zgjidhim mirë çështjen e Kosovës”.

Pas Prekazit, homazhe nga të dy komunat u bënë edhe tek shtatorët e Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari në Drenas  si dhe tek varrezat e dëshmorëve në Marinë.

Të ngjashme