Bekolli: Këshilltarin politik e shkarkon vetëm ministri

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 11:37 | Nga

Bashkim Bekolli, tashmë ish-këshilltar i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, nëpërmes një postimi në Facebook, ka sqaruar se ai nuk është shkarkuar, sikur kanë raportuar disa medie.

Ai ka thënë se përfundimi i mandatit të tij më 1 gusht ndërlidhet me përfundimin e mandatit të ministrit Agani, ngase ai ka qenë këshilltar dhe zëdhënës i tij.

Sqarimi i plotë i Bashkim Bekollit:

Lajmi i publikuar në medie sot për kinse shkarkimin tim nga puna për shkak të vendimit të AKK-së për konflikt interesi nuk është aspak i vërtetë.

Përfundimi i mandatit tim më 01 gusht ndërlidhet me përfundimin e mandatit të ministrit Agani, ngase unë kam qenë këshilltar dhe zëdhënës i tij.

MMPH në sqarimin e vet e konfirmon këtë që unë e kam përfunduar mandatin nga data në fjalë.

Vendimi i AKK-së për kinse unë kam një biznes nuk qëndron, ngase biznesi në fjalë është shuar qysh në vitin 2013 dhe nuk ndërlidhet aspak me përfundimin e mandatit tim.

Mediet duhet ta kuptojnë se këshilltarin politik e shkarkon vetëm ministri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme