Beqaj do të marr pjesë në Festivalin Evropian të Biznesit për Inovacion dhe Digjitalizim

Prishtinë | 08 Qer 2018 | 15:35 | Nga

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj me ftesë të “Deutche Messe” do të marrë pjesë në Festivalin Evropian të Biznesit për Inovacion dhe Digjitalizim –CEBIT, që mbahet në Hanover të Gjermanisë, nga 11 deri më 15 qershor.

Gjatë kësaj vizite në Gjermani, ministri Beqaj do të takojë ministra të vendeve të BE-së, euro deputetë dhe përfaqësues të kompanive lideri në fushën e inovacionit dhe teknologjisë, pjesëmarrëse në ketë ngjarje.

Ministri Besim Beqaj, në takimet bilaterale që do të realizojë dhe me organizatorët, do të kërkojë që vitin e ardhshëm edhe kompanitë kosovare të marrin pjesë në Festivalin Evropian të Biznesit për Inovacion dhe Digjitalizim -CEBIT​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme