Beqaj: Është inspiruese të shohësh ndërmarrës të rinj, duke punuar me kaq përkushtim

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, me rastin e Javës Ndërkombëtare të Ndërmarrësisë, e cila po shënohet edhe në vendin tonë, ka thënë se nuk ka asgjë më insipiruese se sa t’i shohë ndërmarrësit e rinj, duke punuar në përmbushjen e ëndrrave të tyre me kaq përkushtim.

“Kjo javë është e atyre të cilët në këto momente janë duke u ballafaquar me shumë punë, përpjekje dhe vendosmëri për ta bërë idenë dhe vizionin e tyre një produkt, shërbim dhe një zgjidhje e cila do të jetojë gjatë, dhe nga e cila do të përfitojmë të gjithë”, ka shkruar ai, në faqen e tij në Facebook.

“Mesazhi i vetëm të cilin e kam sot për ju është që të vazhdoni punën dhe pasionin tuaj, çdo ditë, pa hamendje dhe dekurajim, sepse të gjithë janë kurreshtarë dhe kanë pritje që ju të jeni ata të cilët do ta bëni ndryshimin që ne duam ta shohim në Kosovë, e natyrisht edhe në botë. Suksese të gjithëve”.

Kjo javë është e atyre të cilët në këto momente janë duke u ballafaquar me shumë punë, përpjekje dhe vendosmëri për ta…

Posted by Besim Beqaj on Monday, November 12, 2018

Të ngjashme