Beqiri: E quajta “klloshar” shoferin e Durgutit pse na provokoi

Prishtinë | 11 Pri 2017 | 10:44 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i LDK-së Ismet Beqiri është sqaruar për diskursin e tij të përdorur ndaj shoferit të Aida Dërgutit të cilin e quajti “klloshar”, në ditën kur u përkujtuan dëshmorët e Koshares.

Ai ka thënë se asnjëherë në diskursin e tij nuk ka qenë dhe nuk do të ishte fjalori denigrues dhe se kjo ka ardhur pas provokimeve, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi pasur provokime e hiq më pak se nga vozitësi i Aida Dergutit që unë e njoh dhe na ka provokuar neve zyrtarëve të LDK dhe nuk e kam dëgjuar shumë mirëpo vetëm në fjalinë se çka keni kërkua këtu marre duhet me ju ardhur, unë ja kam kthyer atë që keni dëgjua”, ka thënë Beqiri para fillimit të seancës së Kuvendit.

Të ngjashme