Beqiri: Fehmi Agani po i mungon jetës institucionale

Prishtinë | 06 Maj 2017 | 10:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë bërë homazhe te varri i veprimtarit Fehmi Agani në përvjetorin e 18-të të vdekjes së tij.

Ata janë pritur nga familjarët e të ndjerit, me ç’rast vënë kurora lulesh pranë varrit të Aganit, raporton Ekonomia Online.

Sekretari i kësaj partie pas homazheve e vlerësoi lart figurën e Fehmi Agani, duke thënë se ai ka qenë një ndër njerëzit kryesor që i ka paraprirë lëvizjes së tyre shumëvjeçare dhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit Rugova.

“Mungesa e tij pavarësisht që janë 18 vite ndihet shumë sepse ka qenë jo vetëm njeri shkencës, por edhe i politikës. Një njeri shumë largpamës dhe pa dyshim që po i mungon jetës institucionale politike, por edhe akademike të vendit tonë. Kjo ka qenë një humbje realisht e pa kompenzueshme dhe sot kem dal në emër të kryesisë poashtu edhe të kryetarit dhe kryeministrit Isa Mustafa që të shprehim edhe një herë dhe përherë respektin dhe nderimet që meriton Agan”, ka thënë ai.

Të ngjashme