Beqiri në BIK: Solidariteti, virtyt i shqiptarit

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 11:05 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Bashkësinë Islame të Kosovës për të uruar Kurban Bajramin, erdh edhe një delegacion i LDK-së i prirë nga sekretari Ismet Beqiri, raporton EkonomiaOnline.

Beqiri pas takimit me përfaësuesit e BIK-ut, tha se ndihet i nderuar që në emër të kryesisë së LDK-së të kryetarit Isa Mustafa të urojë Kurban Bajramin.

Sipas tij BIK-u ka qenë jo vetëm shtëpi e Zotit, por e të gjithë qytetarëve, ndërsa solidaritetin e cilësoi si virtyt të shqiptarëve.

“Sot jam i nderuar që në emër të kryetarit, të kryesisë dhe gjithë , të gjithë besimtarëve t’ua uroj Kurban Bajramin, përmes Bashkësisë Islame të Kosovës, që përherë ka qenë jo vetëm shtëpi e Zotit, por e gjithë qytetarëve. Urojmë të jetë vit i solidaritetit padyshim që është një virtyt që e kanë të gjithë qytetarët jo vetëm besimtarët islam. Jam i nderuar që në emër të kryetarit Mustafa të uroj këtë festë”, tha ai.

Të ngjashme