Beqiri në Prekaz: Sakrifica e familjes Jashari ka bërë që Kosova të jetë më ndryshe

Prekaz | 28 Nën 2018 | 12:55 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të Festës së Flamurit, Kryesia e LDK-së ka bërë homazhe te varrezat e Familjes Jashari në Prekaz.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri tha se sakrifica e familjes Jashari ka bërë që sot Kosova të jetë më ndryshe, raporton Ekonomia Online.

“Pa dyshim që sakrifica e tyre, gjaku i tyre, lufta e tyre ka bërë që sot Kosova të duket më ndryshe, të jetë më ndryshe dhe të realizohen aspiratat e tyre dhe të popullit të Kosovës për këtë që e kemi”.

“28 Nëntori shënon në një mënyrë bashkimin e gjithë neve kudo që jemi dhe jemi në vendin, përkundër dhimbjes, ndjeshmërisë është ky vend këtu, sepse është dëshmia e një sakrifice të madhe të popullit shqiptar për liri”.

Image

Image

Lexo më shumë:

Të ngjashme