Beqiri pret në takim të dërguarin special për Evropën Juglindore, Christian Hellbach

Prishtinë | 30 Jan 2019 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri dhe deputetët Vjosa Osmani dhe Armend Zemaj janë takuar sot me të dërguarin special për Evropën Juglindore Christian Hellbach dhe Ambasadorin gjerman Christian Heldt.

Beqiri njoftoi të pranishmit për situatën aktuale politike në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së.

Beqiri falenderoi përfaqësuesit gjerman për përkrahjen dhe kontributin e pazëvendësueshëm të Gjermanisë për shtetin e Kosovës.

Hellbach vlerëson rolin e LDK-së në proceset e ndryshme nëpër të cilat po kalon Kosova.

Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës.

Për rolin dhe punën që po bën LDK në Kuvendin e Kosovës, Hellbach dhe Heldt i informuan deputetët, Osmani dhe Zemaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme