Berisha: AKI-ja s’ka informacione për mënyrën dhe shkaqet e helmimit në Deçan

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 13:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha në një intervistë për Ekonomia Online ka folur për raportimin e drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti, në Komisionin për mbikëqyrjen e këtij institucioni.

Berisha tha se me shqetësim jemi duke e përcjell situatën e sigurisë në Deçan, por edhe të helmuarve që ka mbërritur deri në 1 500.

Tutje, ai tha se AKI-ja ende nuk ka ardhur me argument apo informata të sakta se çfarë kanë ndodhur dhe a mund të jetë shkaktuar helmimi nga dora e njeriut.

Sipas tij, hetimet janë duke vazhduar dhe komunikimi me AKI-në do të jetë i vazhdueshëm.

Berisha theksoi se kjo është gjendje e jashtëzakonshëm dhe duhet të veprohet menjëherë.

“Me shqetësim jemi duke e përcjell situatën e sigurisë në Deçan, por edhe të helmuarve që ka mbërri numri deri në 1500. Me këtë rast e kemi ftuar shefin e AKI-së në mënyrë që të dimë se cilat janë shkaqet e helmimit dhe a është dora e njeriut e që pastaj do të ishte terrorizëm dhe si janë helmuar këta persona. AKI-ja ende nuk ka ardhur me argument apo informata të sakta se çfarë kanë ndodhur. Hetimet janë duke vazhduar”.

“Ne do të mbajmë gjatë tërë kohës komunikimin me AKI-në por edhe me institucione të tjera në mënyrë që të kuptojmë se çfarë ka ndodhur me ata qytetarë. Nuk bënë që të helmohen 1 500 persona po në të njëjtën kohë të thuhet që nuk janë të helmuar. Nga IKShPK-ja nuk ka sqarim të saktë sepse janë kompetent për këtë punë. Veprimet e qeverisë janë të vonuara. Nuk është aktivizuar fare agjensioni për menaxhimin e emergjencave dhe nuk ka koordinim fare”.

“Jemi në fazën kritike dhe i kam ftuar në mënyrë që të kërkojmë që kryeministri Kurti të ftoj mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare sepse atëherë do të aktivizoheshin të gjithë akterët e sigurisë në mënyrë që ta sanojnë gjendjen. Këta insistojnë se duhet burokraci e kjo është gjendje e jashtëzakonshëm dhe duhet të veprohet menjëherë. Nuk duan apo nuk dinë që duhet qeveria e Kosovës për të vepruar në këtë situatë”, tha Berisha.

Kreu i AKI-së ka raportuar gjatë së enjtes para Komisionit për gjendjen në Deçan me dyer të mbyllura.

Të ngjashme