Berisha: Ekspertiza nuk zbardhi në tërësi rastin Dehari, duhet hetim tjetër

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Avokati Besnik Berisha ka komentuar raportin e ekspertëve zviceranë përkitazi me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Berisha ka thënë se ekspertiza nuk e saktëson se rasti i tillë ka qenë vetëvrasje, andaj ka kërkuar hetim të mëtutjeshëm të këtij rasti.

Ai thotë se vetëvrasja ende nuk është përjashtuar.

Ky është postimi i plotë i Berishës në Facebook:

Per te mos e vrare Astrit DEHARIN cdo dite, kam pershtypjen qe per konkluzionin perfundimtar lidhur me shkakun dhe rrethanat e vdekjes se tij, akoma duhet prite.

Nga kjo qe rezulton me poshte, i bie qe vetvrasja akoma nuk eshte perjashtuar, por sigurisht se kjo detyron qe edhe vrasja duhet hetuar.

Prandaj, per te mos luajtur me ndjenjat e familjes dhe miqve te Astritit, si dhe per ta ndriçuar ne teresi fatin e tij, eshte detyrim paresor qe hetimi te vazhdoje, ekspertimi te mos ndaloje.

Pervoja na ka mesuar se edhe ne te kaluaren ekspertet kane gabuar, qofshin ata vendore apo nderkombetare , prandaj duhet konfirmuar dhe rikonfirmuar kete qe sot lexuam per hire te familjes, shoqerise dhe drejtesise.

Akoma ka vend per dyshim, prandaj duhet hetim!

Të ngjashme