Berisha: Gazetarët urgjentisht të kategorizohen në shpërblim

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Berisha, ka thënë se Ministria e Financave urgjentisht duhet të marrë masa konkrete, efikase që krahas shpërblimit për mjekët, zjarrfikësit dhe policët të kategorizojë edhe gazetarët.

Berisha ka pohuar se gazetarët  janë në shërbim, janë në detyrë dhe mision, janë brenda vatrave të krizës, janë aty ku duhet dhe ku po kërkohet.

“Kam parasysh këtu ndarjen, sektor publik me atë privat, por kjo nuk pengon që me një ekspertizë të shpejtë të profesionistëve ekonomik, të gjendet një modalitet dhe zgjidhje. Flas për gazetarët, jo për institucionet mediale. Jam shumë i qartë, krahas asaj që mediat mund të përfitojnë si sektor privat, thelbi i kërkesës time qëndron tek gazetari të cilin e shohim krah mjekut, policit, zjarrfikësit duke rrezikuar veten dhe familjen”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ai po ashtu ka thënë se është i gatshëm të jap kontributin e tij si deputet.

“Jam mjek, nuk jam ekonomist, por jam i gatshëm të jap kontributin tim si deputet”.

Të ngjashme