Berisha: Ligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së e ka për qëllim që atë ta mbrojë nga ne

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Ushtaraku Hisen Berisha i ka dhënë përkrahje Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UCK-së, ndonëse kësaj i ka dalë kundër Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett.

“Ne nuk kemi sistem të vlerave [sikur SHBA] dhe në një situatë të tillë pa sistem vlerash  ku antivlerat vijnë në shprehje…Sponzorizuesit është dashur që ta shtyjnë hartimin e këtij ligji edhe më parë. Ligji nuk është në shpërputhje me Kushtetutën. Ligji nuk cenon liritë dhe të drejtat për t’u shprehur”, ka thënë Berisha, njofton Klan Kosova.

“Ky ligj nuk e ka qëllim mbrojtjen e UCK ka dikush i panjohur, por mbrojtjen e vlerave të luftës nga ne. Ligji nuk e ka qëllim të privimit të askujt, por mbrojtjen e vlerave ky hyn lufta si e tillë”.

Të ngjashme