Berisha pas raportimit të Mehajt: Ushtria s’është përfshirë në aksione policore, kujdes me “rrena”

Prishtinë | 03 Dhj 2021 | 13:00 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha në një konferencën për medie tha se ushtria asnjëherë nuk është përfshirë e as që ka dashur të jetë pjesë e aksioneve policore, raporton Ekonomia Online.

Berisha, pas raportimit të ministrit Armend Mehaj, shtoi se lajmet që ushtria është përfshirë në operacion policor janë “rrena”.

Sipas tij, FSK-ja po punon të anëtarësohet në NATO e jo të përfshihet në aksione të tilla.

“Kemi të bëjmë me ushtrinë e Kosovës dhe ne si deputetë, ju si gazetarë, e kemi ndjenjë ushtrinë e Kosovës”.

“…duhet të kemi kujdes me prodhimin e këtyre lloj rrenave dhe manipulimeve se kinse Kosova ose ushtria e Kosovës ka dashur të përfshihet në një operacion policor”.

“Ne aspirojmë NATO-n dhe e kemi Policinë e Kosovës që mund t’i menaxhojë këto situata. Krejt këto janë trillime të panevojshme”.

Berisha shtoi se ministri u ka sqaruar se nota diplomatike e ShBA-së vjen para çdo ndihme ushtarake, që mos t’iu lejohen palëve të treta të kenë qasje në pajisjet ushtarake.

Mediet raportuan për një notë diplomatike të ShBA-së për veturat ushtarake që ishin donacion amerikan, e për të cilat sipas raportimeve ShBA-ja i kishte çuar vërejtje serioze ministrit Mehaj që të mos i përdorë për nevoja tjera.

Madje sipas raportimeve, ministri i Mbrojtjes planifikonte që këto vetura t’i ngjyroste dhe t’ua jepte për përdorim Njësive Speciale në veri.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) i kishte pranuar në gusht të këtij viti 55 automjete ushtarake të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


LEXONI EDHE:

Të ngjashme