Berisha për misionin paqësor të FSK-së: Kosova mund të kontribuojë në parandalimin e konflikteve

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 19:04 | Nga Ekonomia Online

Këtë të marte është zhvilluar ceremonia e nisjes së kontingjentit të FSK-së, për në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt, bashkë me Gardën Kombëtare të Iowas.

E këtë po e vlerëson lartë, gjenerali në pension Hisen Berisha i cili në Info Magazine theksoi që ky është një mision i rëndësishëm për shkak se arrihet bashkëpunim më i thellë me partnerët ndërkombëtarë, njofton Klan Kosova.

”Është mision i rëndësishëm. Sepse përmes këtij misioni do të arrijmë bashkëpunim me të gjithë partnerët që përfshinë këto misione të Kombeve të Bashkuara”.

”Mund të arrijmë besim të ndërsjellë me partnerët tanë dhe mund të kontribuojmë në parandalimin e konflikteve, duke i dhënë të drejtën vetes, përmes këtyre misioneve, për integrime në nisma të sigurisë qoftë rajonale siç është ajo A5 ku ne pretendojmë të jemi pjesë, apo partneritetin për paqe dhe në NATO”.

”Këto janë objektiva që ne zhvillojmë në politikat tona të mbrojtjes dhe krijimit të kapaciteteve për sistem të mbrojtjes”.

”Krahas krijimit të kapaciteteve, sfiduese për ne mbetet edhe politika, sepse integrimi në NATO nuk përfshinë vetëm komponentën forcë, por edhe komponentën politikë”.

”Me zhvillimet e kapaciteteve ushtarake është në përputhje dhe sinkron të plotë me planifikimin që kemi bazuar në projektin për Forcat e Armatosura”.

”Synimi për integrime nuk e ka qëllimin se Kosova do të ofrojë kapacitete të tilla se do ta vendosin paqen në një vend apo do ta ruajnë paqen në një vend”.

”Krahas mbrojtjes së integritetit territorial, janë edhe operacionet ndërkombëtare, brenda operacioneve ndërkombëtare janë operacionet për mbështetje të paqes”.

”Në operacionet e mbështetjes së paqes, Kosova ka kapacitete që mund të jetë pjesë e këtyre misioneve aq më tepër kur jemi në një partneritet me marrëveshje të plotë me Iowa, e që të cilët do të jenë mbështetja jonë për të dalë sa më të suksesshëm në këto misione”.

Të ngjashme