Berisha suspendohet nga RTK: Aktivistët e nxitur nga Kurti ndërmorën sulme kundër meje, jam me fat që jam gjallë

Prishtinë | 28 Mar 2022 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Gazetari i RTK-së, Ridvan Berisha është suspenduar nga televizioni publik për gjashtë muaj, gjë të cilën tha se e ka parashikuar.

Duke njoftuar për këtë, Berisha ka shkruar në Facebook se është me fat që është gjallë, ndërsa i akuzoi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje se kishin organizuar “sulme sistematike” kundër tij.

“Mbi 10 vjet aktivistet e nxitur nga Albin Kurti ishin te organizuar duke ndërmarre sulme sistematike kundër meje. Jam me fat që jam gjallë, seriozisht jam me fat! Sot, u suspendova nga puna për gjashte muaj, a e dini nga kush?! Nga përfaqësuesit e Kurtit dhe te ambasadës britanike, sot ne krye te RTK, te cilët shkuan aq larg me shkelje ligji jo vetëm ne rastin tim por edhe publiku ordiner është i njoftuar se ata e kurdisen keq konkursin për drejtor te RTK-së!”, ka shkruar ai.

Nëse ka pak drejtësi, Berisha tha se “do te mbetet opsioni shtegdalje për përballje”.

Të ngjashme