Berisha: Vjet ishte java e ujit, sivjet do të jetë muaji i ujit

Prishtinë | 14 Mar 2017 | 09:26 | Nga

Lumenjët janë resurs i pa zëvendësueshëm dhe janë aterje ku rrjedh uji madje edhe jeta, kështu ka thënë Gani Berisha në programin e “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së, me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare për lumenjët.

Drejtori i Demartamentit të Ujërave në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Gani Berisha tha se vitin e kaluar ka qenë java e ujit, ndërsa sivejt sipas tij, do të jetë muaji i ujit.

“Në kuadër të kësaj jemi fokusuar në 7 qendra të Kosovës për shënimin e kësaj dite dhe qyteti i parë do të jetë Mitrovica. Motoja e kësaj dite do të jetë “Uji dhe Ujërat e Zeza” në kuadër të kësaj i kemi përfshirë Kompanitë Regjionale të Ujërave në Kosovë”, tha Berisha në RTK.

Sipas tij, oragnizimi qëndror do të mbahet në Prishtinë me 22 mars, ku do të jenë të kyqura edhe komunat me aktivitete të ndryshme, duke përfshirë spote e pano ku u bëhët thirrje qytetarëve të ruhen lumenjt.

Ai tha se lumenjët janë resurs i pa zëvendësueshëm dhe janë aterje ku rrjedh uji madje edhe jeta. Fatkeqësisht, siç tha ai, shoqëria e jonë nuk ka pasur qasje të duhur në raport me lumenjët.

“Duke mos pasur çasje në Lumenjë viteve të para luftës, ata janë dëmtuar madje ka pasur derdhje të ujrave të zeza duke i ndotur në masë të madhe lumenjtë tanë. Madje nga derdhja e ujërave të zeza janë krijuar edhe lumenjë të vogël të ujrave të zeza dhe me derdhjen e tyre në lumenjë ato ndotin me të madhe ata”, tha Berisha.

Ai tha se politika e Qeverisë së Kosovës është fokusuar në ujra të pastërta madje është shikuar edhe fizibiliteti i lumenjëve dhe me ketë do të krijohen impiante për trajtimin e ujërave të zeza.

Sa i përket asaj se cilët lumenjë janë më të ndotur në Kosovë, Berisha tha se e krahasuar me rredhin e Dukagjini, ujërat më të ndoruta janë në rrafshin e Kosovës.

“Dokumenti bazë në Kosovë në raport më mjedisin ujor do të jetë Strategjia për ujin ku do të trajtohet secili Lum veç e veç”, tha Berisha. (RTK)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme