Bërnjak: Lirohet hapësirë për t’ia mundësuar lëvizjen një automjeti përmes barrikadës

Prishtinë | 30 Sht 2021 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Tek barrikada afër 300 metra larg pikës kufitare në Bërnjak, tashmë veturat e policisë mund të kalojnë.

Kjo lëvizje do të ndodh përmes barrikadës që shihet në pamjet e e realizuara nga ekipi i Klan Kosovës që po qëndron në Bërnjak.

Përmes kësaj pamje mund të shihet se autoblinda po kalon përmes një barrikade, ku tashmë është liruar hapësira për lëvizjen e një automjeti.

Ndryshe, masa e reciprocitetit për targat tashmë është është në ditën e saj të 11-të.

Të ngjashme