Besarta me dedikim për babain Hamëz Jashari në ditëlindjen e tij

Prishtinë | 19 Shk 2019 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Data e sotme dikur ishte e shënuar në kalendarin e familjes Jashari.

Besarta sot po feston ditëlindjen e babait, heroit Hamëz Jashari.

Besarta me mall ka kujtuar kohën kur babin e kishte gjallë. Nëpërmjet një statusi në Facebook ka treguar se dy djemëve të saj u flet shumë për gjyshin e tyre.

Ky është postimi i plotë i Besarta Jashari:

Si çdo herë, edhe këtë vit po festojmë ditëlindjen tënde babush.

Të tilla raste, po i shfrytëzoj të tregoj për ty babush dhe virtytet tua. Mbahesh mend, si njeri që bashkove njerëz për qëllime të përbashkëta – që sot na bëjnë krenarë.

Dyli i vogël, që me mburrje mban nofkën tënde qetësisht po më dëgjon, teksa unë po i tregoj për ty. E mua po më mundon një pyetje “çfarë do të bëje për Kosovën, në rrethana aktuale ku po rritet Dyli?”.

Jam e vetëdijshme që përgjigjen duhet kërkuar në kujtimet tona, por një gjë jam e sigurtë se tërë jetën ke besuar në popullin tonë, në vlerat tona dhe në të drejtën tonë. Nga ky qëndrim kurrë nuk lëkundemi, këtë ta premtoj babush.
Përgjigjjen do ta gjej, edhe Dylit do ti tregoj!!!

Urime ditëlindja babë.

Vajza jote krenare,
Besarta

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme