Besarta uron Vitin e Ri nga Oda e Jasharajve bashkë me Hamzën, Ademin, Shabanin, Besimin e Igballin

Prishtinë | 01 Jan 2021 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Vajza e heroit kombëtar, Hamzë Jashari, Besarta Jashari ka postuar një fotografi me pasardhësit e familjes Jashari.

Pasardhësit e familjes Jashari janë mbledhur për të festuar Vitin e Ri, në odën e Familjës Jashari përkatësisht nipat e Shaban, Adem e Hamzë Jasharit të cilët kanë ripërtrirë emrat e tyre.

“Nuk përshkruhet ndryshe, momenti i darkës së fundvitit në familjen time në Prekaz. Sidomos pas një viti të mundimshëm për mbarë globin. Ademi i ri dhe Besimi i ri, qëndrojnë anash por na ruajnë sikur Bali Adem e vëllau Besimi që ishin bashkë atëherë dhe u bën mburojë e familjes tonë…Në krahun e majtë kam Igballin e ri dhe Hamzën e ri, me japin shpresë e forcë sikur Babushi, që atëherë këndonte e Igballi e përcjellte…Në krahun e djathtë kam Shabanin e ri, që të gjithë jemi krenarë me të, si dikur edhe sot me babën Shaban që ishte burimi i atëdhedashurisë për të gjithë.POROSI
Nga Oda e Familjes Jashari, uroj çdo të mirë për kombin tonë. Uroj dashuri e bashkim mes kombit tonë dhe shëndet e paqe në familjet tona”, ka shkruar Besarta Jashari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme