Besimtarët myslimanë falin xhumanë, dy muaj pas mbylljes së xhamive

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 13:52 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas më shumë se dy muajsh është falur xhumaja në të gjitha xhamitë e vendit. Mirëpo Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka ndërmarr disa masa, raporton Ekonomia Online.

Në kuadër të masave për t’u mbrojtur nga rreziku i infektimit nga virusi Corona BIK-u, ka rekomanduar që komunat më të mëdha si Prishtina, Podujeva, Mitrovica, Ferizaj, Gjilani, Peja, Prizreni, Gjakova të organizojnë faljen e namazit të xhumasë dy herë sipas nevojës ku imamët dhe xhemati njoftohen për këtë çështje paraprakisht.

Gjatë hydbes së xhumasë në xhaminë e madhe në Prishtinë, Vedat Sahiti, këshilltar i myftiut Naim Tërnava ka thënë se pandemia i bëri njerëzit më human.

“Është kjo xhumaja jonë e parë pas një shkëputje prej 10 javësh dhe falënderojmë Zotin që na mundësojë të kthehemi në shtëpinë e tij. Sprovat duhet të na shërbejnë si momente reflektimi dhe ne besimtarët nuk guxojmë të humbin shpresën”.

“Zoti deshi që kjo sprovë të jetë në muajin e ramazanit. Kjo sprovë na bëri më solidar si kurrë më parë dhe ndihmuam njëri tjetrin me aq sa patëm mundësi”.

“Ne ende jemi duke u ballafaquar me këtë sprove dhe duhet t’i kushtojmë rëndësi dhe t’i respektojmë masat e vendimet e institucioneve të tregojmë solidaritet dhe humanizëm, tha Sahiti.

Abedin Raci tha se përgjatë këtyre 10 javëve i ka munguar xhemati dhe xhamia. Ai tha se gjatë pandemisë namazin e kanë falur bashkë me familje në shtëpi.

“Për neve ke kënaqësi e madhe me u kthyer pas dy muajsh këtu në xhami sepse e ndiejmë një mungesë të madhe të faljes së xhumasë dhe pas 10 jave erdhëm në xhumanë e parë me xhematë dhe xhami përndryshe ne i kemi bërë lutjet por na mungonte xhemat dhe xhamia”.

“Për shkak sëmundjes u detyruam secili me u fal me familjen e vet. Vendimi ka qenë u duhur dhe nuk janë hap me vonesë po ashtu ka pasur edhe rregull. Po i kam respektuar masat”.

Edhe për Enver Shabanin ishte ndjenjë e papërshkrueshme kthimi pas dy muajsh në xhami, raporton EO.

“Sikur me ma dhanë dynjanë qashtu mu ka dok sot. Xhamitë është me u hap më herët sepse këtu njeri i sëmurë nuk vjen sepse ne jemi krejt me abdes, po ashtu i kemi respektuar edhe masat që na ka rekomanduar Qeveri dhe hoxhallarët”.

Të ngjashme