Besimtarët ortodoksë kremtojnë ringjalljen e Krishtit

Prishtinë | 08 Pri 2018 | 08:40 | Nga

Besimtarët ortodoksë sot kremtojnë festën e Pashkëve.

Meshat e shenjta për Pashkë janë mbajtur në minutat e para të së dielës, që kremtuan festën e ringjalljes së Krishtit.

Në mesnatë në të gjitha kishat ortodokse qytetarë të shumtë zhvilluan meshat e shenjta me rastin e pashkëve, që përkujtojnë ringjalljen e Krishtit pas të premtes së zezë.

Festa e pashkëve cilësohet, si një nga festat më të rëndësishme nga besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë.

Pashka është kremtimi i ringjalljes së Krishtit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme