Besnik Boletini kryetar i bordit të RTK-së, Arta Berisha, nënkryetare

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës mbajti të enjten mbledhjen e parë konstitutive, në të cilën kanë marrë pjesë dhjetë anëtarë.

Në këtë mbledhje përmes votimit të fshehtë, bordi ka zgjedhur kryetarin dhe nënkryetaren.

Me shtatë vota për, kryetar i bordit është zgjedhur Besnik Boletini. Gjithashtu, me shtatë vota për Arta Berisha është zgjedhur nënkryetare.

Në këtë mbledhje bordi ka diskutuar lidhur me gjendjen aktuale të RTK-së.
Me propozimin e kryetarit, bordi ka adresuar një kërkesë te menaxhmeti i RTK-së për të marrë të dhëna të detajuara mbi gjendjen e RTK-së në aspekte të veçanta në një afat të caktuar.

Të dhënat sipas kontratës, për secilin punëtor sipas njësive; Kontratat për shërbime dhe ato mbi vepër për të gjithë punëtorët. Kohën kur ato kanë filluar dhe kur përfundojnë;

Kontratat që RTK i ka aktualisht me produksionet e jashtme dhe mënyrën e pagesës;

Listën e borxheve që i ka RTK-ja ndaj secilit subjekt;

Raportin financiar të marketingut, ku përfshihen të gjitha kontratat e marketingut që aktualisht i ka RTK-ja.

Të ngjashme