Biblioteka “Pjetër Bogdani” me rregullore për organizim të brendshëm

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 12:24 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar projekt-rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se objektivë kryesore është realizimi i brendshëm dhe stigmatizimi i vendeve të punës në bibliotekën “Pjetër Bogdani”.

“Me anë të kësaj projekt rregullore për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës ‘Pjetër Bogdani’, objektivat kryesore janë realizimi i brendshëm dhe sistematizimit të vendeve të brendshme në bibliotekë në harmoni te plotë me ligjin për administratën shtetërore të Kosovës”, tha Gashi.

Të ngjashme