Biçiklistët kosovarë e festojnë në mënyrë të veçantë Ditën e Pavarësisë së Amerikës

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Sot më 4 korrik është shënuar 245-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për ndër të kësaj dite, disa qytetarë kanë ardhur nga Gjilani me biçikleta në Prishtinë, për të festuar në mënyrë të veçantë tek statuja e ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton.

Po ashtu, edhe krerët e Shtetit dhe të partive politike në Kosovë e kanë uruar popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se Dita e Pavarësisë së SHBA-së kujton rolin e këtij shteti për jetësimin e synimit të Kosovës për pavarësi.

Edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca ka uruar SHBA-në për këtë festë.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se SHBA-ja është partnere dhe aleate e “pazëvendësueshme në arritjet tona”.

Po ashtu edhe kryetarët e partive tjera politike si Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj kanë uruar SHBA-në në përvjetorin e Pavarësisë.

Të ngjashme