Bie blloku B2 – pjesa më e madhe e vendit mbetet pa rrymë

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 10:38 | Nga

KESCO bën me dije se është njoftuar nga KEK-u se në orët e hershme të mëngjesit ka rënë nga sistemi në mënyrë të paplanifikuar njësia B2 e Termocentralit Kosova B.

Sipas kësaj kompanie. rënia e këtij blloku ka krijuar mungesë të menjëhershme të mbi 250 megavatë/orë energji elektrike, gjë që e ka vështirësuar tej mase furnizimin me energji elektrike.

“Në këtë situatë, KOSTT e ka urdhëruar KESCO që të fillojë me ndërprerje të energjisë elektrike. Si pasojë, një pjesë e madhe e vendit do të mbetet pa rrymë . Pasi që bëhet fjalë për reduktim të paplanifikuar të rreth 30 për qind të prodhimit, për informata shtesë në situatën e krijuar, ne ju kishim lutur ti drejtoheni KOSTT-it dhe KEK-ut”.

KESCO, ashtu thotë se është duke bërë maksimumin që të sigurojë energjinë elektrike të mjaftueshme për ditën e nesërme, nga importi.

Por, sipas tyre, kjo nuk është aspak e lehtë, duke pasë parasysh acarin e ditëve të fundit, që ka rritur jashtëzakonisht shumë kërkesën për energji elektrike në rajon, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme