Bie në kanal me makinë, një person në gjendje të rëndë

Prishtinë | 18 Nën 2019 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Suharekë, ku si pasojë një automjet ka rënë në një kanal për shkak të humbjes së kontrollit nga pakujdesia.

Policia e Kosovës e ka bërë të ditur rastin duke njoftuar që personi i cili ka vozitur automjetin ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa dy pasagjerë të tjerë janë lënduar lehtë.

Mësohet se i lënduari është dërguar në Spitalin e Prishtinës për trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë:

‘Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar, derisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes humb kontrollin ndaj automjetit dhe del jashtë rrugës ku bie në një kanal. Si pasojë e aksidentit lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy pasagjerët meshkuj K-Shqiptarë, ndërsa vozitësi i automjetit pëson lëndime të rënda trupore dhe i njëjti dërgohet në Spitalin e Prishtinës për tretman mjekësor’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme