Bie nga ndërtesa, humb jetën një 51-vjeçar në Prizren

Prishtinë | 07 Tet 2022 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve që ka marrë në vendin e tij të punës në Prizren.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Vesel Gashi.

“Rreth orës 12:20, në periferi të Prizrenit, një punëtor fizik i moshës 51-vjeçare, derisa ka qenë duke punuar në një objekt, ka ra nga objekti. Ekipi mjekësorë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, tha Gashi.

Të ngjashme