Bie numri i gjobave të shqiptuara për mosrespektim të masave kundër Covid-it

Prishtinë | 01 Dhj 2021 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 169 tiketa për mosrespektim të masave kundër COVID-19.

Duke marrë parasysh statistikat nga e mërkura e kaluar deri sot, shihet një rënie e ndjeshme e këtyre gjobave.

Një ditë më parë, të martën, janë shqiptuar gati 115 gjoba më shumë se ditën e sotme, gjithsej 283 të tilla.

Ndërkaq të hënën ky numër ka qenë ende më i lartë, me 351tiketa të shqiptuara për mosrespektim të këtyre masave.

E për ditën e flamurit ka qenë kulmi i dhënies së këtyre gjobave, me 356 të tilla.

Ndërsa më së paku gjoba për masat kundër COVID-19, duke përjashtuar ditën e sotme, janë shqiptar një javë më parë me gjithsej 190.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme