Bien çmimet e naftës

Prishtinë | 14 Qer 2018 | 15:20 | Nga

Çmimet e naftës shënuan rënie mëngjesin e ditës së sotme.

Kështu, treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, ranë duke u tregtuar me 66.64 dollarë amerikanë për fuçi.

Treguesit referencë për naftën e papërpunuar eruopiane, Brent, ranë me 0.4 për qind dhe u tregtuan me 76.40 dollarë amerikanë për fuçi.

Indeksi i çmimit të arit u rrit me 0.3 për qind dhe u tregtua me 1.302.96 dollarë amerikanë për onz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme