Bien temperaturat në Kosovë

Prishtinë | 20 Nën 2017 | 08:59 | Nga

Që nga diela edhe sot të hënën, orët vijuese fuqizojnë vranësirat duke gjeneruar shira të dobët në pjesën më të madhe të vendit.

Gjatë mëngjesit të sotëm do të vazhdojnë reshjet e dobëta të borës, e gjatë ditës do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, vende-vende nuk përjashtohet mundësia për reshje të dobëta bore.

Nga dita e martë fusha anticiklonike nga Europa perëndimore do të shtrihen edhe mbi rajonin tonë, duke sjellë përmirësim të motit me vranësira të pjesshme dhe intervale më të gjata me diell, transmeton televizioni publik.

Temperaturat e ajrit në ditët para do të pësojnë rënie me minimale nga -3C deri -1C, e maksimale nga 5C deri në 7C, e nga dita e mërkurë maksimalet do të rriten në 10C deri 11C.

Era do të fryjë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 2-10m/s, e më pas do të fryjë lehtë nga krahu jugor 1-2m/s.

Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme