Bien temperaturat, priten reshje shiu

Prishtinë | 06 Kor 2022 | 09:00 | Nga Ekonomia Online

Nga deri në 33 gradë celsius sa ishin temperaturat në fundjavë, e mërkura shënon ulje të tyre. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik, të mërkurën temperaturat do të lëvizin ndërmjet 26 e 27 gradë maksimalet.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 18 gradë celsius.

Të mërkurën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga lokale shiu.

E enjtja parashikohet të jetë më stabile, kryesisht me diell, por me vranësira që mund të jenë prezente për gjatë relievit malor.

Të ngjashme