BIK njofton: Xhamitë do të hapen vetëm 15 min para faljes së namazit të Bajramit

Prishtinë | 10 Maj 2021 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se për shkak të gjendjes pandemike në xhamitë e vendit nuk do të ketë manifestim tradicional, e edhe namazi i sabahut do të falet nëpër shtëpi, e në xhamia do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit.

Tutje në njoftim kërkohet nga besimtarët që gjatë faljes së namazit të Fitër Bajramit të ruajnë distancën fizike dhe të respektojnë masat anticovid.

Njoftimi i plotë:

DITA E PARË E FITËR – BAJRAMIT
Të enjten më 13 maj 2021
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e mërkurë, më 12 maj 2021.
Dita e parë e festës së Fitër – Bajramit është ditën e enjte më 13 maj 2021.
Për shkak të gjendjes pandemike në xhamitë e vendit nuk do të ketë manifestim tradicional, madje edhe namazi i sabahut do të falet nëpër shtëpi, e në xhamia do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit.
Falja e namazit t ë Fitër – Bajramit do të bëhët në orën 05:53 ndërsa . Xhamitë do të hapen vetëm 15 min para faljes së namazit të Bajramit.
Kërkohet nga besimtarët që gjatë faljes së namazit të Fitër Bajramit të ruajnë distancën fizike dhe të respektojnë masat anticovid.
Hytben e Fitër – Bajramit në xhaminë e madhe në Prishtinë do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me një mesazh të shkurtë për këtë festë.
Poashtu për shkak të gjendjes pandemike, myftiu i Kosovës nuk do të organizoj pritjen tradicionale të festës së Fitër Bajramit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme