BIK-u merr vendim: Matja e temperaturës e detyrueshme para hyrjes në xhamia

Prishtinë | 02 Nën 2020 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Kryesia e Bashkesisë Islame të Kosovës ka marrë dy vendime me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19.

Përmes një njoftimi, BIK-u ka njoftuar se para kryerjes së të gjitha ceremonive fetare brenda dhe jashtë objekteve të bëhet fillimisht matja e temperaturës së të gjithë besimtarëve para kryerjes së riteve fetare.

Tutje në njoftim kërkohet nga të gjithë besimtarët që në të gjitha rastet të mbajnë higjienen e tyre, të pastrojnë duartë, të mbajnë maskën dhe të mbajnë distancën fizike.

Të ngjashme