BIK-u: Sulmi në Vjenë akt mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore

Prishtinë | 03 Nën 2020 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Bashkësia Islame e Kosovës, ka dënuar sulmin e mbrëmjes së kaluar në Vjenë.

Sipas BIK-ut ky sulm  është akt mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore.

Sipas tyre nuk duhet të ketë kompromis me terrorin dhe se terroristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim përveç krimit e terrorit

Komunikata e plotë:

“Kush vret një njeri është sikur të ketë vrarë mbarë njerëzimin” . Kurani

Sulmi i mbrëmë në Vjenë të Austrisë, është atak mbi vlerat njerëzore, humane e hyjnore. Vepër e dënueshme dhe e papranueshme që për qëllim ka frikën, shantazhin e kaosin, si dhe sfidimin e rendit dhe ligjit .

Nuk duhet bërë asnjë kompromis me terrorin, sepse terroristët nuk përfaqësojnë asnjë vlerë e asnjë besim përveç krimit e terrorit. Terrori nuk ka fe, por ka ideologji që ne nuk duhet pranuar e heshtur para tij.

Në këto momente, jemi pranë popullit e shtetit mik të Austrisë, bashkëndiejmë dhimbjen me familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë.

“Mysliman është ai njeri, nga dora dhe gjuha e të cilit njerëzit janë të sigurt”. Muhamedi a.s.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme