BIK-u ther 1000 kurbanë “të porositur”

Prishtinë | 02 Sht 2017 | 00:10 | Nga

Bashkësia Islame e Kosovës njofton se sot, pas faljes së namazit të Kurban-Bajramit, ka nisur therja e kurbanëve që janë porositur nga besimtarët e vendit dhe ata nga diaspora.

“Fillimisht për këtë është bërë nijeti dhe është bërë dua e lutje. Thertorja ku theren kurbanet plotëson standardet e BE-së dhe njëkohësisht është e pajisur me licencën “Hallall”. Ndërsa kafshët që do të bëhen kurban janë të pajisura me raporte të duhura nga veterinari dhe theren nën mbikëqyrjen e teknologëve të ushqimit, thuhet në njoftimin e BIK-ut.

Sivjet nga Kryesia e BIK do të behën kurban mbi 1000 kafshë-lopë. Sot janë theruar rreth 300 sosh ndërsa të tjerat në ditët në vijim.

Mishi i kurbaneve do të përgatitet e ruhet në kushte optimale dhe me kohë do t’iu shpërndahet institucioneve të BIK-ut – medreseve, pastaj institucioneve të tjera publike si dhe nevojtarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme